Home / Sport / LFK Tetovë, zgjedhjet në muajin prill

LFK Tetovë, zgjedhjet në muajin prill

“Nuk ka hapsirë për panik, pasi ne jemi në rrjedhja me ngjarjet dhe në kohë do të mbajmë Kuvendin e rregullt Zgjedhor. Nuk ka shanse Tetova të humbë delegatë në Kuvendin e FFM-së, pasi ne nuk do lejojmë një gjë të tillë”, shprehet kryetari i Lidhjes Komunale të futbollit në Tetovë, Memet Abdiu.

Pasi Këshilli Drejtues i FFM-së të hënën vendosi që në muajin qershor të zhvillohet Kuvendi i rregullt Zgjedhor, u bë e qartë që Lidhjet Komunale duhet që deri në fund të prillit të pastojnë situatën në bazat e tyre. Në Maqedoni pak a shumë të gjitha Lidhjet Komunale përballen me problem të njejta, ndërsa e ngjashme situata është edhe në Tetovvë. Kjo Lidhje që viteve të fundit ka patur shumë paqartësi, së pari me dy Kuvende Paralele, e më pas me mungesë aktivitetesh, rrezikon që të humbë delegatët në Kuvendin e FFM-së, nëse nuk zgjedh situatën në afatin e paraparë. “Nuk ka hapsirë për panik, pasi ne jemi në rrjedhja me ngjarjet dhe në kohë do të mbajmë Kuvendin e rregullt Zgjedhor. Nuk ka shanse Tetova të humbë delegatë në Kuvendin e FFM-së, pasi ne nuk do lejojmë një gjë të tillë”, shprehet kryetari i Lidhjes Komunale të futbollit në Tetovë, Memet Abdiu, duke shtuar: “Lidhja futbollistike e Tetovës që bie nën kompetencat e FFM-së është e detyruar që të mbajë zgjedhje të rregullta në Lidhjen Futbollistike të Tetovës. Ne parashikojmë që zgjedhjet të zhvillohen deri ka fundi i muajt prill. Zgjedhjet me siguri do të mbahen dhe unë si kryetar i LFK Tetovë e kam për obligim t’i mbaj këto zgjedhje. Duhet të zgjidhen delegatët e ri për Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe një raport për punën katër vjecare që do të jap atë ditë për LFK të Tetovës“, tha ditë më parë Abdiu për televizionin Alsat-M, duke përjashtuar mundësinë e rrezikut të humbjes së delegatëve. Abdiu ka hedhur poshtë akuzat se LFK Tetovë nuk ka aktivitete, pasi sipas tij në kuadër të kësaj lidhje funksionojnë kampionatet përkatëse për grup mosha të reja, Liga e Tretë-Grupi Perendim është me seli pikërisht në këtë lidhje, ndërsa në pranverë pritet që të fillojë edhe Liga Komunale. Abdiu edhe pse paralajmëron Kuvend Zgjedhor deri në fund të muajit prill, shton se për momentin nuk ka vendosur nëse do të rikandidohet për kryetar të Lidhjes Komunale të futbollit në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *