Home / Sport / Lionel Mesi merr “Topin e Artë 2012”

Lionel Mesi merr “Topin e Artë 2012”

Ylli argjentinas i Barcelonës ka shkruar emrin e tij në librin e historisë së futbollit botëror, pasi në moshën 25 vjeçare është futbollisti i parë që e fiton katër herë këtë trofe individual, për më tepër në katër edicione radhazi.

Lionel Mesi është fituesi i “Topit të Artë 2012”, pasi ka arritur të mposhtë konkurrencën e Kristiano Ronaldos dhe Andres Iniesta. Ylli argjentinas i Barcelonës ka shkruar emrin e tij në librin e historisë së futbollit botëror, pasi në moshën 25 vjeçare është futbollisti i parë që e fiton katër herë këtë trofe individual, për më tepër në katër edicione radhazi.
Në ndryshim nga herët e tjera, talenti argjentinas këtë radhë është shfaqur mjaft i emocionuar në momentin e dhënies së çmimit, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë ai.
“Jam shumë krenar që mund të ngre përsëri lart këtë trofe. Që të ishte i katërti radhazi është e pabesueshme për mua. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi te Barcelona dhe mund të them se është një nder i madh që të stërvitem dhe të luaj përkrah Iniestas. Një falënderim edhe për të gjithë shokët e ekipit kombëtar që më kanë zgjedhur kapiten. Në fund, një përshëndetje dhe falënderim për familjen time, sidomos për gruan dhe djalin tim të vogël, i cili është dhurata më e bukur që më ka bërë Zoti. Dua ta pranoj që jam pak nervoz në këto momente”, ishin fjalët e talentit argjentinas.
Me këtë sukses, Mesi ka kaluar në historinë e futbollit botëror emra si Marko Van Basten, Mishel Platini e Johan Krujf, të cilët e kanë fituar 3 herë trofeun e “Topit të Artë”, duke bërë që tashmë të fillojë me të drejtë debati nëse ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve.
Ndërkohë, “Topin e Artë 2012” të futbollit të femrave e ka marrë amerikania Ebi Uambah, e cila ka shënuar 152 gola në 198 ndeshje me kombëtaren e SHBA gjatë karrierës së saj ndërkombëtare që ka filluar në vitin 2003.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *