Home / Lajme / Maqedoni / Lirohet benzina për 0,5 denar dhe Eurodizeli për 1 denar

Lirohet benzina për 0,5 denar dhe Eurodizeli për 1 denar

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur të liron çmimet e derivateve të naftës.

Sipas vendimit të KRRE-së, dy llojet e benzinave, Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 do të lirohen për 0.5 denar për litër, ndërsa Eurodizel do të lirohet për 1 denar për litër.

Në pajtim me ndryshimet e reja që do të hyjnë në fuqi mesnatën e sotme, Eurosuper 95 do të shitet me çmim prej 81.5 denear për litër, Eurosuper 98 për 83 denenar për litër dhe Eurodizel për 71 denenar për litër.

Nga KRRE kanë informuar se ulja e çmimeve të derivateve i detyrohet lirimit të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *