Home / Sport / Lopez: Rikthimi te Reali, ëndrra ime

Lopez: Rikthimi te Reali, ëndrra ime

Transferi i ri i Real Madridit, Diego Lopez, nuk ka mundur të fshehë kënaqësinë e tij pas rikthimit të tij te klubi ku është rritur.

Diego Lopez shtatë vjet ishte pjesë e akademisë së Realit, para se të kalonte te Villarreali dhe Sevilla, ndërsa rikthimin te klubi i fëmijërisë e konsideron si ëndërr të bërë realitet.

“Është një ëndërr të rikthehem në shtëpi. Marrëveshja u arrit shumë shpejt dhe jam i kënaqur që do të rikthehem në shtëpinë time”.

“Për një madrilen sikurse që jam unë, rikthimi te Real Madridi është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë në karrierë. Mezi pres të filloj sfidën e re”, ka thënë Lopez.

Diego Lopez pritet të debutojë të mërkurën në El Clasico ndaj Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *