Home / Sport / Lorik Cana do të rikthehet te Sunderlandi

Lorik Cana do të rikthehet te Sunderlandi

Sipas ‘Daily Mirror’, mesfushori i Lazios ka shumë mundësi të ribashkohet me skuadrën e Sunderlandit ku edhe ishte kapiten.

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana po mendon të rikthehet në Premierligë. Sipas ‘Daily Mirror’, mesfushori i Lazios ka shumë mundësi të ribashkohet me skuadrën e Sunderlandit ku edhe ishte kapiten.
“Lorik Cana është duke menduar kthimit në Premierligë, dhe është i vendosur të ribashkohet me ekipin e Sunderlandit”, shkruan Mirror.
Cana ka luajtur gjatë periudhës 2009/10 për skuadrën e Sunderlandit. Te kjo skuadër ai shkoi si kapiten i Olympique Marseille, ndërsa prej Anglisë u transferua në Turqi te Galatasaray, para se të kalonte te Lazio ku luan edhe sot.
Cana nuk është aktivizuar te skuadra romake dhe mund të braktis Olimpicon gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *