Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Qeveria fsheh detajet nga bisedimet për emrin

LSDM: Qeveria fsheh detajet nga bisedimet për emrin

Shkup, 29 Janar – Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka akuzuar Qeverinë se po hesht dhe po fsheh detajet nga bisedimet për zgjidhjen e emrit që po zhvillohen me intensitet këtë muaj.

Deputetja e LSDM-së, Radmila Shekerinska, ka thënë se pos krerëve të VMRO-DPMNE-së, askush tjetër nuk është në dijeni për atë se ç’po ndodh në planin e zgjidhjes së kontestit me Greqinë.

“Muajt e fundit dëgjojmë informacione se bisedimet për kontestin me Greqinë janë në fazë të arrirë, se të dy palët kanë treguar gatishmëri për të pranuar ndonjë zgjidhje të cilën e propozon ndërmjetësi Nimic, kurse nga qeveria e Maqedonisë nuk marrim asgjë tjetër pos heshtjen. Nuk dimë as se cilat janë propozimet dhe deri ku janë ato propozime, as se cili është qëndrimi i qeverisë për këto propozime”, ka theksuar Shekerinska.

Lidhur me idenë e presidentit Ivanov, për formimin e komisionit të ekspertëve që do të hetonte 24 Dhjetorin, deputetja socialdemokrate ka thënë se ajo mund të jetë zgjidhje për krizën politike, por jo dhe të shërbejë si mashë për të hequr nga përgjegjësia të gjithë ata që e shkaktuan 24 Dhjetorin.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë – zgjidhja e kësaj krize politike janë zgjedhjet e parakohshme, të cilat bashkërisht me ato lokale do të ishin fer dhe do të zhvilloheshin sipas rregullave demokratike. Nuk kthehemi në Parlament për sa kohë që nuk arrihet një zgjidhje për këtë krizë politike”, ka deklaruar deputetja.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *