Home / Lajme / Rajon / Lugina, nesër në protestë gjithë-popullore

Lugina, nesër në protestë gjithë-popullore

Preshevë, 20 Janar – Liderët e Luginës së Preshevës, pas heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së para Kuvendit Komunal të Preshevës, janë mbledhur sot në një takim ku janë pajtuar që nesër në orën 12.00 të mbajnë një protestë gjithë-popullore në Preshevë.

Liderët përmes një konference të përbashkët me gazetarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për ruajtjen e gjakftohtësisë nga popullata shqiptare e këtij rajoni, duke mos rënë pre e provokimeve të tjera.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka theksuar se janë shkëputur kontaktet me autoritetet qendrore serbe pas aktit vandal të heqjes së lapidarit dhe se nuk dihet, sipas tij, destinacioni i këtij monumenti historik i shqiptarëve të kësaj treve.

Ndërsa, situata e sigurisë në Luginë të Preshevës paraqitet e tensionuar, rrugët e Preshevës thuajse janë të zbrazura dhe vërehen lëvizje shumë të pakta të qytetarëve, por një shtim të forcave të sigurisë.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *