Home / Sport / Mançester Junajtid, +7 nga Siti

Mançester Junajtid, +7 nga Siti

Mançester Junajtid vazhdon rrugën drejt titullit kampion, pasi në javën e 24-t ka arritur të çojë në 7 pikë avantazhin ndaj Mançester Sitit në renditjen e kampionatit. “Djajtë e kuq” kanë mundur 2-1 ekipin e Sauthempton, duke qenë skuadra e vetme e madhe e kampionatit anglez që fiton në këtë mesjavë.

Në fakt ishin miqtë që shënuan të parët në këtë ndeshje me anë të Rodrigues i cili dërgoi topin në rrjetë që në minutën e tretë. Por Uejn Runi ka kthyer qetësinë në radhët e skuadrës së tij me golat në minutat 8 e 27, të cilët rezultuan vendimtarë pasi takimi u mbyll me suksesin 2-1 të skuadrës së Ferguson.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpulit ishte mjaft interesante për të parë progresin që kanë bërë këto skuadra gjatë kohëve të fundit dhe siç kishte parashikuar shumëkush, është mbyllur në barazimin. Fillimisht ka qenë Liverpuli që ka tronditur londinezët me anë të Suarez në fillimin e pjesës së parë dhe Henderson në të dytën. Por skuadrën e Venger e ka nxjerrë nga telashet dyshja Zhirud-Uollkot, autore e 2 golave në 3 minuta, për të vulosur barazimin 2-2 që nuk ndryshon pozitat e ekipeve në klasifikim.
Një barazim 2-2 edhe për Çelsin në fushën e Riding, ku tifozët vendas janë tallur me ata të Çelsit duke i kërkuar Benitez të qëndrojë. Në fushë, gjithçka dukej se po shkonte mirë për trajnerin spanjoll, pasi ekipi i tij kryesonte 2-0 falë golave të Mata e Lampard. Por në minutat e fudnit, zëvendësuesi Le Fondre, shënoi dy herë në minutat 87 dhe 92 për të siguruar barazimin dhe për të krijuar më shumë telashe për Benitez që rrezikon seriozisht të shkarkohet nga puna.

Premier League
Java 24 / Rezultatet
Arsenal-Liverpul 2-2
Noruiç-Totenhem 1-1
Everton-Uest Bromuiç 2-1
Mançester Junajtid-Sauthempton 2-1
Riding-Çelsi 2-2
Fullhem-Uest Hem 3-1

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *