Home / Sport / Mançester Siti fiton pas 38 vitesh në fushën e Arsenalit

Mançester Siti fiton pas 38 vitesh në fushën e Arsenalit

Mançester Siti ka arritur të mbajë hapin e Mançester Junajtid në luftën për titullin kampion, pasi ka fituar në fushën e Arsenalit, në një sukses të rrallë që i mungonte në kampionat që nga viti i largët 1975.

Skuadra e Mançinit ka pasur gjithçka më të thjeshtë se zakonisht për faktin se ndeshja është ndikuar nga kartoni i kuq i Loren Koshielni që në minutën e 10-të, për faullin në zonë ndaj Xheko. Boshnjaku merr përsipër gjuajtjen e penalltisë por gabon para portierit Szczesni që devijon me këmbë topin në shtyllë.
Por goli i avantazhit për Mançester Sitin nuk do të vononte shumë, kur Tevez gjeti në zonë Milner dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë kur shënohej minuta e 21-të e ndeshjes. Pak minuta më vonë, ishte vetë Edin Xheko që shënoi golin e dytë për ekipin e tij, pas një aksioni ku protagonist ishte përsëri Karlos Tevez.
Nga ai moment, Siti mendoi të mbronte rezultatin e ndeshjes dhe nuk la që Arsenali të rrezikonte katërkëndorin e Hart. Edhe pse baraspesha numerike mes skuadrave u vendos në minutën e75-të, pasi Kompani u ndëshkua me karton të kuq, Arsenali nuk arriti të kthehej përsëri në ndeshje dhe takimi përfundoi me rezultatin 2-0 për ekipin e Mançinit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *