Home / Sport / Maqedonasit ofendojnë shqiptarët edhe në Botërorin e hendbollit

Maqedonasit ofendojnë shqiptarët edhe në Botërorin e hendbollit

Vazhdojnë komplekset e maqedonasve ndaj shqiptarëve. Kombëtarja e hendbollit luan në Kampionat Botëror, ndërsa për tifozët kjo sikur nuk mjafton që të mbështesin në mënyrë sportive ekipin e tyre.

Të premten në Spanjë nisi Kampionati Botëror në hendboll për meshkuj, ku bën pjesë edhe kombëtarja e Maqedonisë. Ndeshjen e parë Maqedonia e zhvilloi të shtunën kur me shumë mund fitoi Kilin me rezultat 30:28. Edhe përkundër lojës së dobët dhe shumë lëshimeve gjatë 60 minutave lojë, gjithsesi fitorja është më e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për një Kampionat Botëror. Mirëpo e gjithë kjo sikur nuk është e mjaftueshme që tifozët maqedonas të koncentrohen në mbështetjen e ekipit të tyre dhe të harojnë kompleskin e tyre që kanë ndaj shqiptarëve. Paramendoni, Maqedonia luan në Botëror, të shtunën përballej me Kilin dhe tifozët në vend që të mbështesin hendbollistët me këngë sportive, ata zgjedhin që në Spanjën e largët të ofendojnë shqiptarët. Duke mos ditur gjë tjetër dhe në mungesë të kulturës së animit sportiv, në ‘menynë’ e tifozëve të Maqedonisë u gjetën ofendimet nacionale. Fillimi i ndeshjes ishte i përcjellur me ofendime anti shqiptare nga fansat maqedonas që kanë udhëtuar në Sevillja. “Maqedonia e maqedonasve”, “Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë” dhe kënga e njohur “Maqedonia e maqedonasve dhe erdhi koha për çlirim”. Fillimi i Botërorit paralajmëroi ngjarje të njëta si në Evropianin e vitit të kaluar në Serbi, kur maqedonasit vazhdimisht kishin si cak ofendimi shqiptarët. Dhe vetë ata tifoz që shajnë shqiptarët në ndeshjet e hendbollit, ndoshta kanë aq mendje të cekët, sa që harojnë se në fund të vitit të kaluar në ndeshjen e futbollit Maqedoni-Serbi, futbollistët shqiptarë u sollën fitoren dhe i çuan në delir për tre pikëshin e parë për eliminatoret ‘Brazil 2014’.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *