Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia afër zgjidhjes së emrit me Greqinë

Maqedonia afër zgjidhjes së emrit me Greqinë

Portali MakBorba njofton se tashmë është arritur marrëveshje për përdorim të gjithmbarshëm të emrit të Maqedonisë, edhe atë emri i ri do të jetë (ruhet radhitja e fjalëve): Republika e Maqedonisë së Vardarit ose Republika Veriore e Maqedonisë.

Portali MakBorba njofton se tashmë është arritur marrëveshje për përdorim të gjithmbarshëm të emrit të Maqedonisë, ndërsa në Nju Jork bisedohet vetëm për detajet teknike rreth marrëveshjes me Greqinë dhe zgjidhjet e tjera të pranueshme, por vetëm në pjesën teknike.

Siç mer vesh portali, emri i ri do të jetë (ruhet radhitja e fjalëve): Republika e Maqedonisë së Vardarit ose Republika Veriore e Maqedonisë.
Greqia ka kërkuar nga Gruevski që ta zgjedhë njërin nga këto dy emra edhe atë, me atë radhitje të fjalëve, gjë që qeveria e ka pranuar.

Siç kupton MakBorba, nga korrespodenti i Novosti GP nga Athina, Predrag Popoviq, referendumi duhet të mbahet në maj, ndërsa ndryshimi i emrit do të bëhet gjatë pranimit të Maqedonisë në BE.

Deri sa të pranohet, Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s me emrin e përkohshëm dhe me atë emër do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *