Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia këtë vit do të shpenzojë më shumë energji

Maqedonia këtë vit do të shpenzojë më shumë energji

2 janar-Planifikohet që nevojat e përgjithshme për energji elektrike të jenë 9.028 gigavat orë që është për 2,6 për qind më shumë se vitin e kaluar. Prej tyre 76,5 për qind do të sigurohen nga prodhimtaria vendore, ndërsa pjesa tjetër prej 23,5 për qind nga importi.

Maqedonia këtë vit do të shpenzojë 81.897 tera xhulë energji finale që është për 5,2 për qind më shumë sesa vitin e kaluar. Rritje të kërkesës do të ketë tek të gjithëa llojet e energjisë dhe energjentët, ndërsa më i madh do të jetë tek gazi natyror, me ç’rast do të pasojnë derivatet dhe energjia gjeotermale, parashikon Propozim bilanci energjetik për vitin 2013.

Kërkesa e energjisë primare pritet të jetë 125.695 tera xhulë dhe të mbështetet para se gjithash në rritjen e planifikuar të kërkesës së gazit natyror për 21,5 për qind për shkak të prodhimtarisë më të madhe të energjisë elektrike nga SHA TE-TO Shkup dhe tek konsumatorët diskutribues në Kumanovë dhe Strumicë, ku është kompletuar sistemi gausjellës deri te industritë dhe amvisëritë.

Nga nevojat e përgjithshme për energji 52,2 për qind do të sigurohen nga burime vendore, ndërsa 47,8 për qind nga importi.

Planifikohet që nevojat e përgjithshme për energji elektrike të jenë 9.028 gigavat orë që është për 2,6 për qind më shumë se vitin e kaluar. Prej tyre 76,5 për qind do të sigurohen nga prodhimtaria vendore, ndërsa pjesa tjetër prej 23,5 për qind nga importi.

Prodhimtaria e energjisë elektrike pritet të jetë në nivel prej 6.907 gigavat orë që është për 7,4 për qind më e madhe në krahasim me vitin 2012. Kjo para se gjithash është meritë e prodhimtarisë së rritur të paralajmëruar të SHA TE-TO Shkup.

Termocentralet me linjit do të prodhojnë 4.823 gigavat orë ose 72 për qind nga energjia e përgjithshme elektrike në shtet, ndërsa planifikohet që hidroelektranat të prodhojnë 1.088 gigavat orë ose 15,7 për qind nga prodhimtaria e përgjithshme.

Neto importi i energjisë elektrike këtë vit planifikohet të jetë për 10,5 për qind më i vogël në krahasim me vitin 2012 dhe të jetë 2.121 gigavat orë. Arsye sërish është prodhimtaria e paralajmëruar e SHA TE-TO Shkup.

Humbjet e energjisë elektike në vitin 2013 planifikohet të jenë 1.308 gigavat orë dhe të jenë më të vogla për 2,5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Është planifikuar që humbjet nga gazi natyror të jenë 309 milionë metra në kub që është për 115 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak, ndërsa pritet edhe për 8,1 për qind konsum më i madh i derivateve të naftës, si dhe rritje të importit të naftës së papërpunuar nga 335.000 tonë në 560.000 tonë. Kjo para se gjithash është për shkak të nevojës së rritur nga mazuti për 25,7 për qind. Pritet edhe rritje e rëndësishme e konsumit të bioderivateve.

Nevojat nga thëngjilli dhe linjiti për këtë vit janë planifikuar në nivel prej 7,9 milionë tonë ose për 3,5 për qind më shumë në krahasim me vitin 2012.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *