Home / Sport / Marca: Messi bindshëm më i miri më 2012

Marca: Messi bindshëm më i miri më 2012

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi është shpallur futbollist i vitit në Primeran spanjolle, në përzgjedhjen e lexuesve të ditores sportive Marca.

Mbi 115.000 lexues të botimit në internet të Marca-s i kanë dhënë mbi 60 për qind vota e tyre argjentinasit të jashtëzakonshëm, i cili vitin e përmbylli me 91 gola të shënuar , nga të cilat 79 në panelin e Barcelonës dhe 12 në ndeshjet me reprezentacionin e Argjentinës.

Larg nga Messi janë plasuar Cristiano Ronaldo (Real Madrid) me vetëm 14,4 për qind dhe Radamel Falcao (Atletiko Madrid) me 10,6 për qind të votave..

Sipas lexuesve të ditores sportive Marca, trajneri i vitit është shpallur Dijego Simeone (Atletiko Madrid), në vend të dytë është plasuar Tito Vilanova (Barcelona), dhe vetëm i treti është votuar Jose Mourinho i Real Madridit, kampionit aktual të Spanjës.

Lojtari më i mirë vendor është shpallur Andres Iniesta (Barcelona) para Ikera Kasilas dhe (Real Madrid) Xavit (Barcelona), Kryetari më i mirë i klubit më 2012 është shpallur kryetari i Barcelonës, Sandro Roseli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *