Home / Lajme / Maqedoni / Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe BE-së një ndër prioritetet të politikës së jashtme evropiane për vitin 2013

Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe BE-së një ndër prioritetet të politikës së jashtme evropiane për vitin 2013

3 janar-Si një ndër prioritetet e politikës së jashtme greke Dokos thekson se Athina do të duhet të përballet edhe me presione nga ana e disa vendeve evropiane në lidhje me marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.

Greqinë po e pret edhe një vit shumë i vështirë në lidhje me ekonominë, politikën dhe stabilitetin social të vendit, ndërsa nga ana tjetër edhe politika e jashtme po përballet me sida të mëdha.

Këtë e shkruan drejtori i fondacionit grek për politikë evropiane dhe të jashtme “Eliamep” Tanos Dokos në një tekst për “Katimerini”.

Si një ndër prioritetet e politikës së jashtme greke Dokos thekson se Athina do të duhet të përballet edhe me presione nga ana e disa vendeve evropiane në lidhje me marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.

Në Ballkan, Greqia duhet të merret edhe me valën nacionaliste në Shqipëri, por edhe të fillojë të kthejë një pjesë nga roli paraprak që e kishte në rajon.

Në lidhje me marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë, sipas Dokos, as në Athinë e as në Ankara (secila nga arsyet e veta) nuk janë të gatshme për diskutime të rëndësishme për çështjet bilaterale dhe prandaj theksi do të vendoset në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *