Home / Sport / Mazzarri: Cavani ishte i mahnitshëm

Mazzarri: Cavani ishte i mahnitshëm

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ka lavdëruar Edinson Cavanin pasi sulmuesi shpërtheu duke shënuar hat-trick në fitoren 4-1 ndaj Romës.

Uruguaiani shënoi tre gola në rrjetën e Giallorossëve, për të çuar në 16 numrin e golave të shënuar këtë sezon, duke tejkaluar Stephan El Shaarawyn e Milanit në listën e shënuesve më të mirë të Serie A.

“Cavani ishte i mahnitshëm. Ai është bërë top-lojtar te Napoli. Roma është në nivel me Juventusin, andaj ne bëmë një paraqitje të shkëlqyeshme sonte”.

“Ishte një arritje e madhe të shënojmë katër gola. Sigurisht, disa do të thonë se ne ishim me fat, ose gjepura të tjera të cilat i kam dëgjuar së fundi. Unë u zemërova me lojtarët e mi në pjesën e parë, pasi ne rrezikuam duke bërë shumë gabime”, ka thënë Mazzarri.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *