Home / Lajme / Rajon / Mediat serbe atakojnë Albin Kurtin

Mediat serbe atakojnë Albin Kurtin

Shumica e mediave më të njohura të Serbisë kanë raportuar të shtunën për protestën solidarizuese për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”.

“Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet: ‘Stop terrorit ndaj popullit shqiptar’, ‘Lugina është e jona’. Po ashtu kanë kërkuar që Beogradi të respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe ta kthejë lapidarin e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës…”, ka raportuar agjencia e lajmeve B92, tek citon kërkesën e liderit të VV-së, Albin Kurti. “Ai ka thënë se shqiptarët në jug të Serbisë jetojnë në represionin e njëjtë siç kanë jetuar bashkëkombësit e tyre në Kosovë gjatë viteve ‘90”, citon kjo agjenci. “Ai ka theksuar se Serbia po synon ta ndryshojnë strukturën etnike në Luginën e Preshevës”. Radiotelevizioni i Serbisë raportit të huazuar nga mediat e tjera online ia ka vënë titullin: “Kurti ngrit tensionin”.

Komentet e lexuesve në portalet serbe – të bazuara kryesisht në parullat që kanë mbajtur demonstruesit – kanë qenë të shumta, shkruan Koha Ditore.

“Kështu kanë bërë dhe në Jugosllavinë e Titos, dhe u është shpaguar…”, ka shkruar ndër të tjera njëri prej lexuesve në portalin “Vesti online”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *