Home / Lajme / Maqedoni / Megjashi: Fëmijët janë më të pambrojtur në shtëpi dhe në shkollë

Megjashi: Fëmijët janë më të pambrojtur në shtëpi dhe në shkollë

31 janar-Në rastet e paraqitura në ambasadën e fëmijëve “Megjashi” për shkelje të mundshme të të drejtave të fëmijëve, më së shumti përfaqësues janë fëmijët nga familjet e varfëra të cilët jetojnë në prag të ekzistencës, në kushte të rëndomta – 111, ndërsa për dhunë familjare janë regjistruar 106 fëmijë të cilët kanë qenë të pambrojtur dhe të izoluar në dhunë në familjen e tyre.

Fëmijët janë më të pambrojturit në shtëpi, shkollë dhe në institucionet e tjera të cilat janë kompetente të mundësojnë realizimin e papenguar të të drejtave të tyre, përkatësisht prej atje ku duhet të jenë më të mbrojtur, është konkluzioni e punës së SOS telefonit për fëmijë dhe të rinj 0800 1 2222 dhe në Shërbimin juridik pa pagesë për vitin 2012.

Sipas raportit të Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi”, SOS telefonin për fëmijë dhe të rinj vitin e kaluar janë regjistruar 397 kontakte, me të cilët, ashtu siç informon në konferencën e sotme për shtyp drejtori Dragi Zmijanac, në mënyrë shtesë kanë komunikuar 959 herë.

“Komunikimi plotësues është që t’i informojmë lajmëruesit se çfarë masa janë ndërmarë nga ana jonë, cilat janë përgjigjet e organeve kompetente, si dhe raportimet e tyre deri te ndryshimet e ndodhura pas rastit të paraqitur”, tha Zmijanac.

Nga të regjistruarit vetëm 27 fëmijë kanë pasur guxim të paraqesin dhunë ose shkelje të ndonjë të drejte të tyre.

“Ndaj bazës së informatave të cilat i kemi marrë për shkelje të mundshme të të drejtave të fëmijëve dhe të cilat janë të strukturuara sipas numrit të fëmijëve të cilët janë të përfshirë në këto raste, bëhet fjalë për 587 fëmijë ku ekzistojnë dyshime për shkelje të mundshme të ndonjë të drejte të tyre”, potencoi drejtori i “Megjashi”, Zmijanac.

Në rastet e paraqitura në ambasadën e fëmijëve “Megjashi” për shkelje të mundshme të të drejtave të fëmijëve, më së shumti përfaqësues janë fëmijët nga familjet e varfëra të cilët jetojnë në prag të ekzistencës, në kushte të rëndomta – 111, ndërsa për dhunë familjare janë regjistruar 106 fëmijë të cilët kanë qenë të pambrojtur dhe të izoluar në dhunë në familjen e tyre.

“Pesëdhjetë e shtatë fëmijë janë përballur me joefikasitet institucional, problem në konfirmimin e kompetencës dhe përgjegjësi mes institucioneve shtetërore, reagim jo në kohë, mosrespektimi i imendimeve të fëmijëve në procedurat të cilat janë me rëndësi për fëmijët, viktimizim shtesë dhe stigmatizim i fëmijëve të cilët veçmë kanë qenë viktima… te 33 fëmijë ekziston dyshim se kanë qenë të pambrojtur dhe të izoluar në dhunën në shkollën e tyre”, tha Zmijanac.

Sipas tij, te 18 fëmijë ekziston dyshim ose kanë qenë viktima të keqpërdorimit seksual nga ana e ndonjë të afërmi ose njohës i fëmijës viktimë.

Gjithashtu lexo

TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *