Home / Sport / Menaxheri i Guardiolës: Firmosi që me 20 dhjetor!

Menaxheri i Guardiolës: Firmosi që me 20 dhjetor!

Pas publikimit të lajmit se Pep Guardiola do të jetë trajneri i ardhëm i Bajern Mynih, përfaqësuesi i teknikut spanjoll, Josep Maria Orobitg, ka treguar disa nga detajet e kësaj marrëveshje.

“U firmos para Krishtlindjeve, me 20 dhjetor. Ai zgjodhi Bajernin pasi mes të gjitha ekipeve nga të cilat ka marrë oferta, e tyrja ishte më e mira. Kemi marrë oferta të ndryshme dhe kjo nuk është ajo që është ekonomikisht më e mira. Ai zgjodhi Bajernin për organizmin që ka, për mundësitë që ai sheh te ky klub dhe për futbollistët që ka në përbërje”.
“Ka pasur kontakte me klube që thuajse kanë sjellë firmën, ka pasur klube të tjerë që kanë qëndruar në pritje… deri në momentin kur ne morëm vendimin. Ka pasur kontakte me të gjithë, Romën, Milanin. Më pas e kishin radhën takimet. Ai është takuar me të gjithë që i kanë bërë oferta, ka pasur takime të vërteta, takime të pavërteta dhe udhëtime që në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë”, u shpreh ai me humor.
“E ardhmja ishte zgjedhur që në Krishtlindje, pasi kjo marrëveshje është firmosur prej shumë kohësh. Të them të drejtën, nuk e dija që do të shpallej sot dhe në orën 12 më kanë telefonuar dhe më kanë thënë për atë që ishte në lajme. Rrjetet sociale janë të papara, që tani thuhet se Raul do të jetë zëvendësi i tij”, shtoi Orobitg.
Ai ka bërë të qartë se situata ka dalë në skenë për shkak të serioziteti të klubit bavarez dhe jo sepse dikush brenda Bajernit ka “spiunuar” për mediat.
“Që ky të jetë spiunim, nuk është e vërtetë, ata kanë dashur vetë të shpallin sot vendimin. Dje vetë klubi refuzoi çdo gjë, por me kalimin e kohës, sa më shumë njerëz që e marrin vesh, bëhet e vështirë që të fshehësh. Për më tepër duhen informuar sponsorët dhe organizuar gjërat, këta janë njerëz shumë seriozë”, tha menaxheri i Guardiolës për klubin e ri të trajnerit spanjoll.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *