Home / Sport / Merkato e Milanit fillon me Zakardo

Merkato e Milanit fillon me Zakardo

Ndërsa faqet e gazetave sportive italiane mbushen nga shkrimet për transferimin te Milanit të Kaka apo Baloteli, kuqezinjtë duket se kanë kaluar në plan të dytë “ëndrrat” dhe kanë filluar lëvizjet konkrete në merkato. Emri i parë që i bashkohet kuqezinjve është mbrojtësi Kristian Zakardo, i cili ka pranuar ofertën e kuqezinjve, të cilët e shkëmbyen atë me Mesbah, duke dërguar këtë të fundit te Parma.

31 vjeçari ka nënshkruar një kontratë për tre vite e gjysmë dhe pritet të jetë një armë më shumë për trajnerin Alegri, i cili nuk ka gjetur ende ekuilibrin në prapavijë, ku shpesh ndryshojnë emrat dhe pozicionet. Për më tepër, ky repart pritet të pësojë ndryshime drastike për shkak të merkatos, sepse Abate po bëhet gati të transferohet në Rusi.
Menaxheri i mbrojtësit të majtë të Milanit ka udhëtuar drejt Rusisë për të takuar drejtuesit e Zenit Shën Petersburg, të cilët kërkojnë prej kohësh futbollistin dhe i kanë ofruar Milanit 12 milion euro për ta marrë atë që në janar.
Një tjetër lojtar që pritet të lëvizë gjatë merkatos së janarit nga mbrojtja e Milanit është Antonini, edhe ai me objektiv Rusinë, ku shihet me interes nga Spartak Moska.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *