Home / Sport / Merkato, goditjet e Napolit, Lazios dhe Interit

Merkato, goditjet e Napolit, Lazios dhe Interit

Inter po punon me ritme të larta duke kërkuar që të vendosë në dispozicion të Stramaccionit një skuadër solide dhe të aftë për të luftuar si e barabartë me skuadrat në garë për një vend në Champions League.

Napoli agresiv në merkaton italiane. Skuadra e kaltër vazhdon të forcojë radhët e mbrojtjes dhe këtë herë me grupin e Mazarrit bashkohet një emër i kërkuar gjatë. Bëhet fjalë për portugezin Rolando, i cili u zyrtarizua si blerja më e fundit e presidentit De Laurentiis që sistemon kështu repartin e tërhequr, pasi pak ditë më parë afroi edhe lojtarin e Udineses, Armero. Në arkën e Portos do të shkojnë 1 mln Euro dhe në rast të blerjes së kartonit, Napoli do të derdhë edhe 7.5 mln të tjera. Inter po punon me ritme të larta duke kërkuar që të vendosë në dispozicion të Stramaccionit një skuadër solide dhe të aftë për të luftuar si e barabartë me skuadrat në garë për një vend në Champions League. Në këtë linjë, zikaltërit përshpejtuan procedurat për t’i rrëmber Stuttgartit mesfushorin serb Kuzmanovic që është vetëm një hap larg “Apianno Gentiles”.

Moratti ka gati një kontratë për 3 sezone e gjysmë me rreth 7 mln Euro në total. Refuzimi i përkohshëm nga Paulinho krijon hapësira për një tjetër përforcim në skuadrën e Interit sepse misioni për blerjen e argjentinasit Schelotto po shkon drejt fundit. Por nëse lojtari i Atalantas është gati për të nisur aventurën me të njëjtat ngjyra, nga Milano pritet të largohen Livaja, Mariga e Jonathan. Zhvillime të rëndësishme edhe në shtëpinë e Lazios. Igli Tare dhe Claudio Lotito nuk kanë kohë të shijojnë kualifikimin në finalen e Kupës sespe hidhen menjëherë në sulm. Zarate pranoi ofertën e Dinamos se Kievit dhe në llogarinë e bardhekaltërve do të shtohen 10 mln Euro, 2 prej të cilave u transferuan në Portugali sepse blerja e parë në merkaton e janarit për kryeqytetasit është mesfushori i Sportingut të Lisbonës, Bruno Pereirinha.

Gjithsesi, ëndrra e drejtuesve të shoqërisë mbetet fantazisti i Sao Polos, Felipe Anderson, i cili pritet të mbërrijë në Romë për 7 mln Euro. Një tjetër nyje që duhet zgjidhur është edhe ajo e mesfushorit uruguaian të Defensor Sporting, Diego Laxalt. Inter dhe Lazio janë në garë dhe skuadra që bën ofertën më joshëse për klubin amerikano-latin do të përfitojë shërbimet e kartonit të talentit uruguaian që vlerësohet rreth 2.5 mln Euro.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka që u del para (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një sherr masiv në afërsi të tregut të Bit Pazarit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *