Home / Sport / Mesi: Kasijas, shumë i rëndësishëm për Realin!

Mesi: Kasijas, shumë i rëndësishëm për Realin!

Lionel Mesi është i ndërgjegjshëm që Barcelona do të ketë një avantazh më shumë në ndeshjen përballë Real Madrid në Kupën e Mbretit, pasi në portën e kampionëve të Spanjës do të mungojë portieri dhe njëkohësisht kapiteni, Iker Kasijas.

“Sigurisht që mungesa e tij është shumë e rëndësishme. Kasijas është shumë i rëndësishëm për ata, i ka shpëtuar në shumë ndeshje. Por ne nuk duhet të mendojmë shumë për këto gjëra”, tha futbollisti që regjistroi një etapë shumë të rëndësishme të karrierës së tij duke u bërë lojtari me moshën më të re që shënon 200 gola në kampionatin spanjoll.
“I gjithë ekipi bëri një ndeshje të madhe, jo vetëm unë. E rëndësishme ishim të fitonim ndeshjen para “El Clasico”, pasi kur flitet shumë për këtë ndeshje, nuk është e lehtë të përqendrohesh. Por ne zbritëm në fushë të përqendruar si gjithmonë dhe ia dolëm mbanë”, tha Mesi, duke pranuar se skuadra po lufton për çdo objektiv të mundshëm në këtë sezon.
“Po, tani ndjekim çdo trofe të mundshëm dhe janë të gjitha ndeshjet me radhë, fillimisht Kupa e Mbretit e pastaj Liga e Kampioneve. Të gjitha janë të rëndësishme dhe të komplikuara, por kemi një ekip të mirë për t’i përballuar këto ndeshje”.
Në fund një koment edhe për ovacionin që publiku në “Kamp Nou” i ka dhuruar portierit Viktor Valdes, edhe pse ky i fundit a vendosur të mos rinovojë me Barcelonën. “Publiku e priti siç e meriton. Për mua, ai është portieri më i mirë i historisë së Barcelonës”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *