Home / Sport / Mesi: Më mungon Kupa e Botës!

Mesi: Më mungon Kupa e Botës!

Lionel Mesi ka pranuar se fitorja e Kupës së Botës me Argjentinën është e vetmja gjë që mungon në karrierën e tij të jashtëzakonshme, ndonëse është vetëm 25 vjeç.

Ylli i Barcelonës është i pari në histori që ka marrë katër herë “Topin e Artë”, për më tepër në katër edicione radhazi, ndërsa ka filluar debati nëse ai mund të cilësohet që tani si më i madhi në historinë e futbollit. Por vetë lojtari tregon se do të ishte gati të ndërronte cilindo prej katër trofeve për medaljen e fituesit të Kampionatin Botëror.
“Ajo që mungon është fitorja e Kupës së Botës. E vërteta është që jam gati të ndërroj “Topin e Artë” për Kupën e Botës, e kam ndjerë gjithmonë një gjë të tillë. Asgjë nuk mund të krahasohet me kënaqësinë e shpalljes Kampion Bote. Unë dua të arrij suksese me Barcelonën por edhe me kombëtaren time, diçka që e kam thënë gjithmonë”.
Viti 2012 ka qenë magjik për Mesin, i cili ka shënuar 91 gola me fanellën e klubit dhe kombëtaren. Ai mbylli sezonin e kaluar me shifrën rekord të 50 golave të shënuar në kampionat, u bë lojtari i parë që shënonte 5 gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, vendosi rekordin e golave të shënuar në një sezon të Ligës së Kampioneve me 14 të tillë si dhe u shpall golashënuesi më i mirë i këtij aktiviteti për të katërtin vit radhazi, si askush më parë.
“Më bëhet shumë qejfi që njerëz të rëndësishëm më vlerësojnë. Çdo vit, objektivi im është të përmirësohem, të mos rri me aftësitë që kam. Për ato që nuk di, unë mundohem t’i mësoj dhe të përmirësohem”.
“Në kombëtare, gjatë këtij viti, jam pritur mirë nga tifozët e Argjentinës, pasi tani të gjithë po mbështetin përsëri ekipin, siç nuk ndodhte prej shumë kohësh. Po bëjmë maksimumin që t’u japim njerëzve të Argjentinës më të mirën”, tha sulmuesi.
Por Mesi, ka treguar edhe një herë se është një personazh mjaft i veçantë dhe miqësor. Pasi fitoi “Topin e Artë”, ylli argjentinas i ka dërguar një bluzë të autografuar Gerd Myler, ish-futbollistit gjerman që mbante më parë rekordin e golave të shënuar në një vit me 85 të tillë.
“Për Gerd Myler, me respekt dhe admirim. Përqafime!”, ishte mesazhi i yllit argjentinas për sulmuesin legjendar gjerman.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *