Home / Sport / Milan-Blater, polemika për gjestin e Boateng

Milan-Blater, polemika për gjestin e Boateng

Milani i ka bërë thirrje FIFA-s të marrë masa më të ashpra ndaj racizmit, duke iu kundërpërgjigjur komenteve të Sep Blater i cili kritikoi vendimin e lojtarëve të kësaj skuadre për t’u larguar nga fusha e lojës në një miqësore pas abuzimeve racore ndaj lojtarëve me ngjyrë të ekipit italian.

Ndonëse gjesti i nisur nga mesfushori Kevin Princ Boateng është lavdëruar nga shumë lojtarë anembanë globit, presidenti i FIA-s nuk e mendon në të njëjtën mënyrë dhe e ka cilësuar të gabuar largimin nga fusha e lojës.
“Largimi nga fusha? Nuk mendoj se kjo është zgjidhja. Por FIFA nuk ka marrë ende një raport të detajuar nga Federata Italiane rreth asaj që ka ndodhur. Nuk mendoj se duhet të “arratisesh” nga fusha, pasi kështu mund të bësh vetëm kur humb një ndeshje”.
“Kjo është një temë mjaft delikate, por e përsërit që ne kemi tolerancë zero ndaj racizmit në stadiume. Zgjidhja e vetme është të jemi shumë të ashpër me sanksione dhe ato duhet të jenë heqje pikësh apo diçka e përafërt”, tha Blater.
Por këto fjalë nuk i kanë pëlqyer Milanit, që ka reaguar me një komunikatë zyrtarë ndaj presidentit të FIFA-s.
“Milan është kundër çdo forme racizmi, por ato vazhdojnë të shfaqen. Ne ftojmë çdo autoritet sportiv kombëtar dhe ndërkombëtar të përshtatë dhe vërë në zbatim çdo rregull kundër racizmit”, shkruhej në këtë deklaratë, duke i kujtuar Blater se nuk po bëhet mjaftueshëm në këtë aspekt.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *