Home / Sport / Milan me super ofertë për Mario Balotellin

Milan me super ofertë për Mario Balotellin

Sipas gazetës prestigjoze sportive në Itali, “Gazetta dello Sport”, Milan përgatit super ofertë për sulmuesin e Manchester City, Mario Balotellin, i cili kalon një periudh të vështirë në Angli, ndërsa është në konflikt me trajneri Roberto Mancini.

Në pritje për të vendosur për të ardhmen e Robinhos, i kërkuar nga Atletiko Mineiro dhe Santosi, Milani po mendon për emrin apo emrat që do të mbushin boshllëkun e lënë prej tij në repartin e sulmit.

Sipas gazetës prestigjoze sportive në Itali, “Gazetta dello Sport”, Milan përgatit super ofertë për sulmuesin e Manchester City, Mario Balotellin, i cili kalon një periudh të vështirë në Angli, ndërsa është në konflikt me trajneri Roberto Mancini. Balotelli i përfolur disa herë për kalim te Milani, asnjëher nuk e ka fshehur faktin se është një tifoz i flaktë i Milanit që nga fëmirija dhe se një ditë do të vesh fanellën kuq e zi.

Pistat Drogba dhe Osvaldo u dogjën nga vetë presidenti Berlusconi, ndërsa alternativa e përfolur së fundmi është juventini Matri, i parapëlqyer edhe nga trajneri Allegri. Bardhezinjtë janë të gatshëm të lënë të lirë sulmuesin e tyre nëse në Torino do të mbërrinte që në këtë merkato Fernando Llorente.

Mediat italiane dhe ato spanjolle flasin për një marrëveshje të mundshme mes Juventusit dhe Atletikos së Bilbaos. Për t’u siguruar që në organikë të mos ketë mungesa, “Djalli” po shqyrton edhe mundësinë Zarate. Sulmuesi është “harruar” nga trajneri Petkovic tek Lacio.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *