Home / Sport / Milani konfirmon transferimin e Balotellit

Milani konfirmon transferimin e Balotellit

Manchester City është pajtuar që ta shesë sulmuesin Mario Balotelli te Milani, për një shumë prej 20 miliionë eurosh.

Drejtori i Milanit, Umberto Gandini e ka konfirmuar në Tëitter se Balotelli është lojtar i Milanit.

“Marrëveshja është arritur me Manchester Cityn. Testet mjekësore nesër, më pas nënshkruhet kontrata deri më 2017”, ka thënë Gandini.

Balotelli ka pranuar pagë më të vogël vetëm për të luajtur te Milani dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2017.

Balotelli para se të kalone te Manchester City luajti për Interin dhe kjo sigurisht se nuk do të pritet mirë nga klubi i fëmijërisë i Balotellit, pasi dihet se ai është produkt i akademisë Nerazzure.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *