Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Kulturës: Vlerësimet e LSDM-së paushale dhe të pabaza

Ministria e Kulturës: Vlerësimet e LSDM-së paushale dhe të pabaza

23 janar-“Asnjëherë nuk ka qenë më i madh numri i artistëve të panjohur dhe mesatar që kanë fituar subvencione nga Ministria dhe asnjëherë nuk ka qenë më i madh numri i tashmë të parë, projekte që dukshëm nuk janë me interes nacional për Maqedoninë, ndërsa që janë të përkrahura në programin e publikuar”, citohet në kumtesën.

Këshilli për kulturë i LSDM-së reagon për Programin për projekte me interes nacional

Këshilli për kulturë pranë LSDM-së e vlerëson Programin vjetor për projekte nga interesi nacional për vitin 2013 si më të keqin deri tani dhe nuk është i befasuar nga reagimet e shumë artistëve dhe aktorëve.

“Asnjëherë nuk ka qenë më i madh numri i artistëve të panjohur dhe mesatar që kanë fituar subvencione nga Ministria dhe asnjëherë nuk ka qenë më i madh numri i tashmë të parë, projekte që dukshëm nuk janë me interes nacional për Maqedoninë, ndërsa që janë të përkrahura në programin e publikuar”, citohet në kumtesën.

Për këshillin është e papranueshme ajo që programi nacional ndahet në maqedonase dhe shqiptare, si dhe ajo që përkrahin projekte të yjeve të estradës dhe pjesë nga kultura e popullarizuar. Si të papranueshme e vlerësojnë edhe atë që Ministria e Kulturës lajmërohet si organizator direkt i projekteve vendore dhe ndërkombëtare nga karakteri ceremonial.

“Ajo që edhe këtë vit Programi është i sjellur sipas inercionit të njejtë tregon se Ministria e Kulturës nuk ka kurrfarë vizione, kompetenca dhe dëshirë t’i ndryshojë gjendjen në artin dhe në kulturën nga më e mira”, thuhet në kumtesën.

Për Ministrinë e Kulturës janë të papranueshme dhe të pa argumentuara faktet e Këshillit për kulturë të LSDM-së për programin vjetor për përkrahje të projektit nga interesi nacional në kulturë për vitin 2013.

Deklaratat e Këshillit për kulturë të LSDM-së i vlerësojnë si paushale, të pabaza dhe përfundimisht tendencioze.

“Programi vjetor është i konceptuar në mënyrë të studimore dhe të përkujdesshme nga ana e komisioneve profesionale në të gjitha fushat nga sfera e kulturës, dhe në të njëjtën janë përkrahur shumë projekte të ndryshme dhe kualitative të institucioneve lokale dhe nacionale, shoqatave qytetare, individëve të theksuar në sferën e kulturës dhe artistëve të rinj. Kriteri më i rëndësishëm i cili është pranuar në zgjedhjen e programit është kualiteti në të gjithë zhanret dhe të gjitha veprimtaritë në sferën e kulturës, ndërsa jo partiake ose çfarëdo qoftë përkatësi tjetër”, theksohet në kumtesën.

Ministria shpreh keqardhje që LSDM-ja e politizon kulturën dhe i diskrediton artistët dhe potencialet e tyre artistike, duke shtuar se asnjëherë nuk do të lejojë kultura të jetë instrument politik i individëve të caktuar politik

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *