Home / Lajme / Maqedoni / Minoriteti maqedonas fshihet nga rezoluta e APKE-s për Bullgarinë

Minoriteti maqedonas fshihet nga rezoluta e APKE-s për Bullgarinë

23 janar-APKE, megjithatë, nga Rezoluta i ka fshirë minoritetin maqedonas dhe pomakët. Në tekstin e propozuar të rezolutës është kërkuar kujdes i posaçëm për minoritetin maqedonas dhe pomakët, si dy minoritete të papranuara. Fshirja e minoritetit maqedonas nga rezoluta ka ndodhur përmes amandamentit të parashtruar nga një grup i parlamentarëve, e para APKE-s propozimin e ka mbrojtur parlamentari bullgar Lazarçe Toshev.

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës vendosi ta vazhdojë post-monitoring dialogun me Bullgarinë, por me këtë rast nga teksti i rezolutës e fshiu pakicën maqedonase.

Parlamentari italian Lluka Volonte në raportin e vet konkludoi se post-monitoring dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë, që pastaj në debat të propozojë heqjen e tij, në çka u kundërshtua Komisioni për ndjekjen e obligimeve të vendeve anëtare.

Në ngritjen e monitoringut, siç njofton Dojçe Vele, u kundërshtuan edhe një pjesë e deputetëve nga delegacioni bullgar nga radhët e opozitës dhe nga partia e minoritetit turk. Me mbivotim të amandamenteve me vetëm dy vota më shumë, u vendos të vazhdojë ndjekja e Bullgarisë nga ana e asamblesë panevropiane.

Në rezolutën e miratuar, Asambleja Paralamentare e Këshillit të Evropës (APKE) ka shprehur brengosje për shkak të rritjes së ideologjisë dhe akteve nacionaliste dhe nka klima armiqësore kundër pakicave, për çka dëshmojnë sjelljet agresive të ithtarëve të ATAKA-s ndaj besimtarëve në një xhami në Sofje në maj të vitit 2011 dhe kundër romëve në 14 qytete tjera bullgare në tetor të vitit 2011.

APKE kërkoi nga Bullgaria zbatimin e tërësishëm të të gjitha dispozitave të cilat i përmban Konventa kornizë për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare, posaçërisht në pjesën e zbatimit të të drejtave individuale , si dhe nënshkrimin dhe ratifikimin e Kartës evropiane për gjuhë rajonale dhe minoritare.

APKE, megjithatë, nga Rezoluta i ka fshirë minoritetin maqedonas dhe pomakët. Në tekstin e propozuar të rezolutës është kërkuar kujdes i posaçëm për minoritetin maqedonas dhe pomakët, si dy minoritete të papranuara. Fshirja e minoritetit maqedonas nga rezoluta ka ndodhur përmes amandamentit të parashtruar nga një grup i parlamentarëve, e para APKE-s propozimin e ka mbrojtur parlamentari bullgar Lazarçe Toshev.

Parlamentarët e Maqedonisë Ermira Mehmeti dhe Aleksandar Nikolloski votuan kundër amandamentit të Toshevit dhe kundër tërë tekstit të Rezolutës. Shefi i delegacionit parlamentar të Maqedonisë pranë APKE-s në debatin pr Bullgarinë, theksoi se Maqedonia dhe Bullgaria janë vende miqësore, duke u përqëndruar posaçërisht në fatin e minoritetit maqedonas në Bullgari, i cili krahas të gjitha vemdimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, nuk ka mundësi të organizohet në parti politike ose në organizata joqeveritare. Ai kërkoi të njihet ekzistimi i minoritetit maqedonas në Bullgari dhe t’i kënaq të gjitha të drejtat.

Në pjesën tjetër të tekstit të miratuar thuhet se edhe krahas përparimit të arritur, Bullgaria duhet të punojë më shumë në disa sfera kyçe, si pavarësia e jurisprudencës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *