Home / Sport / Miqësore kontrolluese në Strugë Renova-Hajvalia 1:2

Miqësore kontrolluese në Strugë Renova-Hajvalia 1:2

Ishte kjo ndeshja e parë kontrolluese për ekipin e Renovës,që mundet 1:2 nga kosovarët, ndërsa ekipi i Hajvalisë del në tapenin e gjelbërt për të dytën herë që kur janë në pregatitje në Strugë, pas takimit me Shkëndijën nga Tetova-ndeshje e cila përfundoi me rezultat baraz 0:0.

Në stadiumin e qytetit në Strugë u zhvillua një ndeshje miqësore futbollistike ndërmjet Renovës nga Tetova, anëtare e ligës superiore të Maqedonisë dhe Hajvalisë, anëtare e ligës së parë të Kosovës.
Ishte kjo ndeshja e parë kontrolluese për ekipin e Renovës, ndërsa ekipi i Hajvalisë del në tapenin e gjelbërt për të dytën herë që kur janë në pregatitje në Strugë, pas takimit me Shkëndijën nga Tetova-ndeshje e cila përfundoi me rezultat baraz 0:0.
Në Pjesën e parë të takimit, ekipet u përpoqën të shënojnë golin e avantazhit, por nuk arritën asnjëra të shënojë gol nga gjysëmrastet e krijuara, kur ekipi i Renovës luajti gati me formacionin e dytë e jo ate titular, me disa përjashtime, ndaj dhe ekipi i Hajvalisë, kishte një epërsi jo aq të theksuar në fushë.
Në pjesën e dytë, formacionet e të dy ekipeve disi u përforëcuan me lojtarët titular dhe loja ishte edhe më cilësore në fushë. Renova gjatë 45 minutave të pjesës së dytë gati në të shumtën e kohës e kishtë iniciativën, por nuk pati përfundime të efektshme, në “mungesë” të realizatorëve.
Megjithate, përkundër faktit që epërsia ishte në anën e Renovës, mysafirët nga Prishtina, arritën të shënojnë golin e parë të avantazhit, nga një kundërzbritje të shpejtë dhe në zonën e Renovës u bë një ndërhyrje e parregullt që për referin Arbrim Shaqiri ishte dënim prej 11 m. Këtë dënim e realizoi me sukses Zogiani që e solli Hajvalinë në epërsi 0:1, në minutën e 60 të ndeshjes.
Lojtarët e Renovës, u përpoqën që të barazojnë rezultatin, por në këto përpjekje, nuk patën sukses, përkundrazi, edhe një kundërzbritje në zonën e tyre, u shëndërrua në golin e dytë të mysafirëve, që e ngritën rezultatin në 0:2 përmes Nikollë Dushit.
Renova vazhdoi me sulmet e parreshtura, krijoi disa gjysëm raste, por nuk shënoi gol deri në 3 minutat e fundit të ndeshjes, kur referi Arbrim Shaqiri akordoi 11 m për Renovën, pas një ndërhyrje të parregullt në zonën e Hajvalisë. Këtë penalti me sukses e realizoi Fisnik Nuhiu në minutën e 87 dhe vendosi rezultatin përfundimtar 1:2.
Të dy trainerët e ekipeve, Qatip Osmani (Renova) dhe Bekim Isufi (Hajvali), u dhanë mundësinë gati të gjithë lojtarëve që të inkuadrohen në këtë miqësore kontrolluese në Strugë.
Loja ishte mjaft dinamike por relativisht korrekte dhe e qetë, pa ashpërsi të theksuara, që i mundësoi referit Arbrim Shaqiri ta drejtojë me shumë sukses.

Renova: Zendeli, Simovski, Musliu, Asani, Veliu, Luma, Florim Nuhiu, Idrizi, Shaqiri dhe Gafuri. (Në pjesën e dytë u inkaudruar: Abduli, Siljanovski, Ristov, Osmani, Sadiki, Imeri, Abazi, Fisnik Nuhiu, Emini, Sali dhe Memedi).Trainer: Qatip Osmani.

Hajvalia (Prishtinë): Maloku, Vokshi, Thaçi, Hasani, Haliti, Zogiani, Sermaxhaj, Suad Sahiti, Osmani, Bushi dhe Mavriqi. (Në pjesën e dytë u inkauadruan edhe: Avdyli, Borovci, Dushi, Makolli, Dragusha etj). Trainer: Bekim Isufi

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *