Home / Lajme / Rajon / Monumenti i UÇPMB-së gjendet në Nish, pritet marrëveshja për ta kthyer në Preshevë?

Monumenti i UÇPMB-së gjendet në Nish, pritet marrëveshja për ta kthyer në Preshevë?

Preshevë, 21 Janar – Monumenti është larguar nga Presheva dhe atëherë kur arrihet marrëveshja për vendosjen në lokalitetin e duhur, do të kthehet në qytet, ka thënë për Danas një burim nga policia e Serbisë.

Jo zyrtarisht merret vesh se monumenti është dërguar në Nish, por ende nuk ka konfirmim nga pushteti serb.

Ndryshe, OSBE në Serbi ka shprehur keqardhje që bisedimet për gjetjen e kompromisit janë ndërprerë me vendimin e Qeverisë së Serbisë për ta hequr monumentin. Sipas OSBE-së, marrëveshja e pranueshme ka qenë shumë afër dhe se është dashur të vazhdojnë bisedimet për këtë çështje.

Ndërkaq, Ambassda e Britanisë dhe ajo amerikane në Beograd kanë kërkuar përmbajtje duke ftuar të gjitha palët për të vazhduar bashkëpunimin me OSBE-në për ta gjetur zgjidhjen afatgjate për këtë çështje.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *