Home / Sport / Morati: Baloteli nuk na nevojitej!

Morati: Baloteli nuk na nevojitej!

“Për Milanin, blerja e Balotelit është një pazar i mirë por ne nuk kemi asnjë pishman. Ai nuk na nevojitej. Ka qenë më përpara këtu te Interi, ndërsa ne tani duhet thjesht të mbulojmë ato boshllëqe për të cilat kemi nevojë. Baloteli mund t’i nevojitet Berluskoni.

Tifozëve të Interit nuk u ka pëlqyer shumë deklarata që ka bërë sot presidenti i kësaj skuadre, Masimo Morati, i cili ka folur rreth Mario Balotelit dhe transferimit të këtij të fundit te Milani.
“Për Milanin, blerja e Balotelit është një pazar i mirë por ne nuk kemi asnjë pishman. Ai nuk na nevojitej. Ka qenë më përpara këtu te Interi, ndërsa ne tani duhet thjesht të mbulojmë ato boshllëqe për të cilat kemi nevojë. Baloteli mund t’i nevojitet Berluskonit për shumë arsye të ndryshme”, ishte batuta e presidentit zikaltër.
Por menjëherë kjo fraze e tij është kthyer ndër më të tallurat në internet. Nëpërmjet rrjeteve sociale kanë filluar një seri e gjatë batutash rreth fjalëve të Moratit dhe dështimeve të tij të jashtëzakonshme në merkato në të kaluarën, sidomos kur bëhej fjalë për kalimin e futbollistëve te Milani. Ja një listë e talljeve që kanë bërë tifozë të ndryshëm në adresën e krijuar në Twitter, #DilloConMoratti, ku përdoren disa fraza të thëna nga vetë numri 1 i zikaltërve gjatë viteve, kuptohet me disa modifikime humoristike.
“Pirlo dhe Sedorf janë dy baste të Milanit që ne nuk deshëm t’i bënim. Nuk do të na hyjnë në punë”.
“Ai që ka shumë cilësi në përbërje është Gargano, por Shnajderi nuk ka shërbente gjithsesi”.
“Iniesta dhe Ksavi janë dy baste të Barcelonës që ne nuk deshëm t’i bënim. Nuk do të na hyjnë në punë”.
“Roberto Karlos ne nuk na shërbente”.
“Kristiano Ronaldo është një bast i Madridit”.
“Nuk kemi një zëvendësues për Militon ndaj do të blejmë Rokin, por Pacini nuk na shërbente”.
“Dëshironim Shvajshtajger, Iniesta e Fabregas për mesfushën e Interit të ri, por nuk na hynin në punë”.
“Mesi ne nuk na shërbente”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *