Home / Lajme / Rajon / MPB-ja merr vendim të hënën për kompaninë OESD

MPB-ja merr vendim të hënën për kompaninë OESD

Prishtinë, 25 Janar – Në mesnatë i skadon afati kompanisë austriake OESD të angazhuar për prodhimin e pasaportave biometrike, për t’i paraqitur propozimet e tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Behar Haziraj, zëdhënës i MPB-së thotë se kjo kompani ka refuzuar pagesën e TVSH-së. Haziraj tha për Radio Kosovën se komisioni i ekspertëve i Ministrisë së Brendshme ka mbajtur dje një takim për të vlerësuar rrethanat e afateve ligjore sa i përket kontesteve me kompaninë austriake OESD.

Komisioni i ka dhënë afatin e fundit sot deri në orën 24:00 që kompania austriake të përgjigjet ndaj kërkesave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ka kohë ende sot 25 janar deri në orën 24:00 të kthejë përgjigje për kërkesat që i kemi kërkuar. Mirëpo, nesër dhe pasnesër është e shtunë dhe e diele dhe janë zyrtarisht në pushim, atëherë, MPB-ja do të marr vendim ditën e hënë se si do të veprohet më tutje”, tha ai.

Kompania OESD është shpallur fituese e tenderit në muajin gusht të 2011-së për prodhimin e pasaportave biometrike.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *