Home / Lajme / Maqedoni / MPB së bashku me doganën konfiskuan 350 kilogram marihuanë, arrestohen pesë persona, për dy të tjerë po gjurmohet

MPB së bashku me doganën konfiskuan 350 kilogram marihuanë, arrestohen pesë persona, për dy të tjerë po gjurmohet

8 janar-
“Ky është rasti i parë i kësaj mënyre të paketimit të drogës që e zbulon MPB-ja dhe dogana. Ata të cilët kontrabandojnë drogë janë kryesisht inventiv në mënyrat me të cilat përpiqen ta fshehin drogën. Nuk zgjidhet mënyrë se si të fshihet droga dhe shpresojnë se në këtë mënyrë ajo nuk do të zbulohet deri te shërbimet kompetente”, shpjegoi Jankulloska.

Policia e Maqedonisë në bashkëpunim me Drejtorinë doganore dje ndërpreu kanal ndërkombëtar për kontrabandë të drogës, me ç’rast konfiskoi 350 kilogram marihuanë të cilësisë së lartë, e cila nga Shqipëria-Maqedonia përmes Greqisë duhej të mbërrijë deri në tregun evropian, me siguri në Holandë.

Të dyshuar për këtë vepër penale janë shtatë persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë, prej të cilëve pesë janë arrestuar, ndërsa për dy të tjera ende po gjurmohet.

Vlera e marihuanës së konfiskuar në narko tregun, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, arrin rreth një milion euro me shumicë, ndërsa çmimi me pakicë mund të lëviz edhe deri në disa herë varësisht nga ajo se në cilin vend të Evropës Perëndimore do të përfundojë.

Karakteristike është mënyra me të cilën është deponuar gjegjësisht në dërgesë të rregullt të rreth 150 dyshekëve për krevate, për transport në kamion, prej të cilëve dhjetëra të mbushur me marihuanë.

“Ky është rasti i parë i kësaj mënyre të paketimit të drogës që e zbulon MPB-ja dhe dogana. Ata të cilët kontrabandojnë drogë janë kryesisht inventiv në mënyrat me të cilat përpiqen ta fshehin drogën. Nuk zgjidhet mënyrë se si të fshihet droga dhe shpresojnë se në këtë mënyrë ajo nuk do të zbulohet deri te shërbimet kompetente”, shpjegoi Jankulloska.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski theksoi se aksioni i policisë dhe Drejtorisë doganore është edhe një shembull për funksionim të suksesshëm të dy institucioneve shtetërore të cilat janë më kompetente për parandalim të krimit dhe mbrojtjes së kufijve shtetëror.

“Ky është rezultat i koordinimit dhe funksionimit të suksesshëm të këtyre dy institucioneve. Në këtë rast janë zbuluar rreth 350 kilogram marihuanë është parandaluar kontrabandë i të njejtës. Treguam dhe dëshmuam edhe një herë se funksionimi i MPB-së dhe Doganës ë sferën e parandalimit të aktiviteteve të këtilla ilegale është në nivel të asaj që ndodh në vendet evropiane”, deklaroi Stavreski duke shfaqur pritje se puna dhe koordinimi i suksesshëm i këtyre dy institucioneve do të mundësojë edhe mëtej që kufijtë e Republikës së Maqedonisë të jenë të sigurtë dhe të parandalohet kontrabandë ilegale e drogës dhe substancave tjera

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *