Home / Sport / Murinjo: Guardiola? Unë nuk do të shkoj në Gjermani!

Murinjo: Guardiola? Unë nuk do të shkoj në Gjermani!

Zhoze Murinjo nuk ka ngurruar të lëshojë një thumbim në adresë të Pep Guardiolës, duke nënvlerësuar zgjedhjen që ka bërë ky i fundit duke marrë drejtimin e Bajern Mynih.

“Nuk dua të komentoj, është zgjedhja e tij. Por është e sigurt se unë nuk do të drejtoj një skuadër në Gjermani”, ishte komenti i portugezit, duke lënë të kuptohet se kampionati i këtij vendi është “poshtë standardeve” të tij.
Më pas, Murinjo ka folur për atë që është kthyer tashmë në një objektiv shumë prestigjioz, fitoren e Ligës së Kampioneve numër 3 në karrierën e tij, mundësisht me 3 skuadra të ndryshme.
“Dua të fitoj Ligën e Kampioneve, të tretën në karrierën time. Ajo që nuk mund të them është se do ta fitoj medoemos në këtë sezon, por brenda 15-20 viteve që do të vazhdoj të drejtoj në futboll, do ta arrij një objektiv të tillë”, tha portugezi.
“Kjo është hera e tretë që takohem me Mançester Junajtid në këtë aktivitet, herën e parë e munda me Porton, të dytën humba me Interin. Por kjo është një sfidë. Bota do të ndalet për të ndjekur këtë ndeshje dhe një gjë e tillë më pëlqen shumë”, shtoi trajneri, i cili kujton me nostalgji kohën kur trajtohej si hero te Interi.
“Liga e Kampioneve që fitova me Interi ka qenë trofeu më i bukur. Po aq të rëndësishëm ishin edhe titulli me Realin përballë Barcelonës, Liga e Kampioneve me Porton apo kampionati me Çelsin pas 50 viteve mungesë. Por për kuptimin që kishte për familjen interviste, për njerëz si presidenti Morati, Zaneti apo Kordoba, ajo ishte një ëndërr e papërshkrueshme. Ishte fantastike që arrita të jap një ndihmë të vogël që të shprehej aq shumë gëzim”, tha portugezi i cili në fund ka pohuar se Pepe nuk gabohej kur fliste për diskriminim të portugezëve në Madrid.
“Po, jeta e portugezit në Spanjë është shumë e vështirë”, ishin fjalët e Murinjos, që pritet të krijojnë polemika të tjera.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *