Home / Sport / Murinjo: Milani, zgjidhje interesante për Kaka!

Murinjo: Milani, zgjidhje interesante për Kaka!

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, ka deklaruar se klubi spanjoll nuk ka parë asnjëherë formën më të mirë të brazilianit Rikardo Kaka, ndërsa mendon se do të ishte në të mirën e këtij të fundit nëse largohej nga kampionët e Spanjës. Mesfushori ka luajtur vetëm në 105 ndeshje duke shënuar 26 gola për Realin që nga viti 2009, kur iu bashkua nga radhët e Milanit.

“Te Reali nuk kemi parë asnjëherë maksimumin e Kaka”, tha Murinjo në një prononcim për “Rai”. “Ai duhet të jetë i lumtur dhe Milani do të ishte një zgjidhje e mirë. Por ai vazhdon të jetë një lojtar i Real Madrid”, tha portugezi.
Para 50 vjetorit të tij, ish-trajneri i Portos dhe i Çelsit, foli për të ardhmen dhe për faktin se një ditë mund të kthehet në futbollin italian, te një skuadër ku ka përjetuar shumë suksese, Interi.
“Tani jam 50 vjeç, mund të drejtoj për edhe të paktën 20 vite të tjera ndaj shumë gjëra mund të ndodhin në të ardhmen. Ndoshta mund të kthehem në Itali te Interi, pse jo?”, ishte komenti i Murinjos.
Sipas tij, në këtë sezon në Ligën e Kampioneve ekziston një rival më shumë, që është Juventusi. “Ajo është një skuadër elite. Është e lehtë për ta që të thonë se nuk janë skuadra pretendente e Ligës së Kampioneve. Ndonëse shumë njerëz thonë se skuadrat favorite janë Real Madrid, Barcelona dhe Mançester Junajtid, unë mendoj se Juventus, Bajern Mynih dhe Borusia Dotmund mund ta fitojnë këtë aktivitet”, deklaroi trajneri portugez.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *