Home / Sport / Murinjo nën hetim për një shkelm në prapanicë

Murinjo nën hetim për një shkelm në prapanicë

Policia spanjolle ka hapur një hetim ndaj Zhoze Murinjo, pasi një person e akuzon portugezin se e ka goditur me shkelm në prapanicë kur trajneri i Realit kishte dalë për shoping bashkë me familjen e tij.

Personi i paidentifikuar mendohet se i është afruar trajnerit duke i kërkuar që të bëjnë një fotografi bashkë.
Por tifozi ka marrë si përgjigje një shkelm në prapanicë, në këtë ngjarje që ka ndodhur në një qendër tregtare afër qytetit të Madridit në pasditen e të enjtes.
Edhe truproja e trajnerit portugez akuzohet se i ka marrë tifozit telefonin nga duart duke ia përplasur në tokë.
Policia ka bërë të ditur se është hapur një hetim, ndërsa përfaqësuesit ligjorë të Murinjos kanë bërë të qartë se trajneri portugez mohon të ketë ndodhur një ngjarje e tillë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *