Home / Sport / Murinjo premton: Një ditë do të kthehem në Angli!

Murinjo premton: Një ditë do të kthehem në Angli!

“Unë e di se një ditë do të kthehem në Angli, pasi futbolli anglez do të thotë shumë për mua”, ishte komenti i trajnerit të Real Madrid, që ka bërë kështu një ftesë të hapur për klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij në të ardhmen,

Zhoze Murinjo ka bërë të qartë se nuk ka hequr dorë nga ideja për t’u kthyer në Angli në të ardhmen. Në mesazhin e tij për të përshëndetur 150 vjetorin e krijimit të Federatës Angleze, trajneri portugez ka bërë të qartë se adhuron mënyrën se si perceptohet futbolli në këtë vend, ku krijohet një atmosferë e papërsëritshme.
“Kujtimet e mia nga futbolli anglez nuk mund të jenë më të mira. Ishte eksperienca ime e parë jashtë Portugalisë dhe isha ende shumë i ri kur u largova nga vendlindja për të drejtuar në Angli. Por nuk mund të kisha zgjedhur një vend më të mirë për të shkuar. Në Angli ti ndjen pasionin e vërtetë për këtë lojë”.
“Atje gjithashtu nuk ndjen atë që ndjehet pak a shumë në çdo vend tjetër, pasionin për klubet. Në Angli nuk është thjesht pasion për klubet, është kryesisht pasion për futbollin dhe ti e ndjen një gjë të tillë”.
“E kam adhuruar këtë eksperiencë që nga dita e parë, deri në të fundit. Nuk më vjen keq as për ditën e fundit pasi pas saj isha me fat që shkova në Itali dhe iu gëzova disa sukseseve atje, ashtu si në Spanjë, ndaj nuk më vjen keq që u largova”.
“Por unë e di se një ditë do të kthehem në Angli, pasi futbolli anglez do të thotë shumë për mua”, ishte komenti i trajnerit të Real Madrid, që ka bërë kështu një ftesë të hapur për klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij në të ardhmen, sidomos pasi flitet që ai do të largohet nga madrilenët në fund të sezonit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *