Home / Sport / Murinjo: Të gjithë kërkojnë të hapin polemika me mua!

Murinjo: Të gjithë kërkojnë të hapin polemika me mua!

Zhoze Murinjo, trajneri i Real Madrid, ka analizuar situatën që po kalon skuadra e tij, duke bërë të qartë se pavarësisht gjërave që ndodhin në fushën e lojës, gjithçka është kthyer në një sulm personal kundër tij.

“E gjithë bota kërkon të krijojë polemika çdo ditë kundër meje, edhe për gjëra që nuk ekzistojnë. Unë bëj punën time dhe pres me qetësi fundin e sezonit”, janë fjalët e Murinjos të publikuara nga rrjeti televiziv francez RMC, në një intervistë që do të shfaqet e plotë vetëm sonte në darkë.
Ai ka folur në këtë intervistë edhe për zërat e shumtë të merkatos, që e shohin atë të lëvizë në fund të këtij sezoni drejt Francës, për të marrë drejtimin e PSZH.
“PSZH ka një trajner të madhe dhe një drejtor teknik që garantojnë suksese. Ndaj nuk kanë nevojë për një trajner tjetër”, ishte komenti i Murinjos, i cili në këtë mënyrë i ka mbyllur dyert një transferimi të mundshëm në Francë, të paktën për momentin.
Ndërkohë, ai ka sqaruar se për të, në këtë sezon nuk ekzistonte me kampionati, pasi ishte utopi të mendonte për fitoren e titullit.
“Ky kampionat është e pamundur të fitohet. Ka shumë diferencë me kryesuesit dhe tani duhet që të përqendrohemi në objektivat e tjerë, pa u fiksuar pas tyre. Nëse fiksohesh shumë pas një gjëje, ajo të shërben vetëm për të komplikuar më shumë gjërat”, u shpreh trajneri portugez në intervistën e tij.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *