Home / Lajme / Rajon / Mustafa: Nuk konfrontohemi me Thaçin, kundërshtarë janë Nikolic, Dacic e Vucic

Mustafa: Nuk konfrontohemi me Thaçin, kundërshtarë janë Nikolic, Dacic e Vucic

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa nuk është i prirë që të komentojë nëse shqiptarët është dashur të kundërshtojnë më vendosmërisht heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ashtu siç vlerëson kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk janë të interesuar që të konfrontohen me liderët shqiptarë, e as me Thaçin, sepse adresa e vërtetë e kundërshtarëve është treshja: Nikolic, Dacic e Vucic.

“Adresa e qartë e kundërshtarëve të shqiptarëve është treshja e zyrtarëve të lartë serbë, presidenti Tomislav Nikolic, kryeministri Ivica Dacic dhe zv/kryeministri Aleksandar Vucic. Nuk është në interesin tonë që të komentojmë situatat që kanë kaluar dhe të konfrontohemi me kolegët tanë shqiptarë”, ka thënë Mustafa.

Në një intervistë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është zhgënjim dhe turp i madh që liderët politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk bënë as edhe përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit të UÇPMB-së.

Xhandarmëria serbe ka hequr monumentin të dielën e ka kaluar, pa u përballur me kundërshtimin e shqiptarëve.

Vetëm një ditë më pas, në Preshevë ka pasur një protestë të madhe kundër këtij veprimi të autoriteteve serbe.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *