Home / Sport / Naim Abazi në KV Liria

Naim Abazi në KV Liria

“Nga dita e sotme pjesë e ekipit tonë është Naim Abazi volejbollist i njohur i ekipit të Shkëndijës, pastaj Aleksandar Mansaievski nga ekipi Rabotniçki dhe Sllobodan Zafirovski nga klubi i volejbollit Vardari i Shkupit”, me kënaqësi ka konfirmuar përforcimet e reja të skuadrës së Lirisë, trajneri Hakik Ferati.

Skuadra e Volejbollit Liria nga fshati Zherovjan ka bërë lëvizje të shkëlqeyshme, duke arritur të sigurojë përforcime shumë cilësore. Ish-volejbollisti i Shkëndijës së Tetovës dhe një prej lojtarëve më të merituar në vitin historik të tetovarëve kur fituan titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë, Naim Abazi, pjesën pranverore të këtij sezoni do të jetë pjesë e Lirisë. Bashkë me Abazin, përforime të reja të Lirisë janë edhe Aleksandar Manasievski dhe Sllobodan Zafirovski, të cilët me pjesën e mbetur të ekipit, pritet të formojnë kuadër cilësor që me sukses do të garojë në vazhdim të kampionatit. “Nga dita e sotme pjesë e ekipit tonë është Naim Abazi volejbollist i njohur i ekipit të Shkëndijës, pastaj Aleksandar Mansaievski nga ekipi Rabotniçki dhe Sllobodan Zafirovski nga klubi i volejbollit Vardari i Shkupit”, me kënaqësi ka konfirmuar përforcimet e reja të skuadrës së Lirisë, trajneri Hakik Ferati. Me tre përforcimet e reja skuadra e Lirisë do të jetë shumë më konkurente në vazhdim të kampionatit, ku priten rezultate pozitive dhe kualifikim në pjesën e epërme të renditjes. Liria me përgatitjet dimërore ka filluar ditë më parë, me shpresë se e gatshme do të presë fillimin e kampionatit, të paraparë për 2 mars.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *