Home / Sport / NBA: Clippers vazhdojnë fitoret si vendas

NBA: Clippers vazhdojnë fitoret si vendas

Chris Paul ka orkestruar edhe një fitore të Los Angeles Clippers duke bërë 16 asistime, më së shumti këtë sezon, derisa skuadra e tij mposhti Dallas Mavericks me rezultat 99-93.

Me ndeshjen që u bë më e nxehtë derisa i afrohej fundit, Paul kontribuoi duke shënuar ose asistuar në tetë prej 10 shënimeve në çerekun e katër, për ta çuar skuadrën drejt fitores rekorde, të 13-tës radhazi në ndeshjet në shtëpi.

Los Angeles ishte në disavantazh 83-82 me nëntë minuta të mbetura, por një seri prej 8-0 i dha skuadrës avantazhin e duhur që në fund doli të ishte vendimtar.

Paul përfundoi ndeshjen me 19 pikë, derisa Blake Griffin shënoi 15 pikë dhe 13 kërcime për Clippers. Darren Collison udhëhoqi te Dallas me 22 pikë, me Dirk Nowitzkin që shënoi 15 pikë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *