Home / Lajme / Maqedoni / Ndalesë për qarkullimin e automjeteve transportuese vetëm në Strazhë

Ndalesë për qarkullimin e automjeteve transportuese vetëm në Strazhë

Komunikacioni në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale në vend po zhvillohet rrjedhimisht në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa vende-vende me mbetje të borës.

Akoma është në fuqi ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Strazhë, ndërsa ndalesat në aksin rrugor Mavrovë-Dibër dhe qafën malore Gjavato janë hequr.

Nëpër grykat malore ka mundësi për paraqitje të mundshme të shembjeve, posaçërisht në akset rrugore Mavrovë-Dibër-Strugë, Katllanovë – Veles dhe Demir Kapi – Udovë, të cilat mund ta pengojnë qarkullimin e drejtuesve të automjeteve.

Ekipet kujdestare të “Rrugëve të Maqedonisë” janë në terren dhe vazhdimisht i kontrollojnë dhe i pastrojnë të gjitha akset rrugore.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *