Home / Lajme / Maqedoni / Ndërpritet greva në komunikacionin hekurudhor

Ndërpritet greva në komunikacionin hekurudhor

Shkup, 30 Janar – Komunikacioni i brendshëm hekurudhor sërish është normalizuar pasi që mbrëmë është arritur pajtueshmëri në negociatat midis Sindikatës së pavarur të makinistëve dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të makinistëve Latko Jovanovski deklaroi se është arritur pajtueshmëri parimore për të gjitha kërkesat.

Mes të tjerash është dakorduar pagesë e rregullt e pagave dhe marrje e rregullt e kartonave të kaltërt.

Makinistët hynë në grevë të hënën pasdite për çfarë arsye komunikacioni hekurudhor ishte në ndërprerje gjatë dy ditëve të kaluara.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *