Home / Lajme / Maqedoni / Në aksident rrugor humb jetën familja treanëtarëshe

Në aksident rrugor humb jetën familja treanëtarëshe

Një familje treanëtarëshe, babai, nëna dhe fëmija trevjeçar kanë humbur jetën mbrëmë në rrugën Ropotovë-Llazhani, në komunën e Dollnenit.

Sipas Goce Jonzoski, kryeshef i Ndihmës së parë mjekësore në Prilep, tragjedia ka ndodhur rreth orës dy pas mesnate, kur automobili në të cilin ka qenë duke u vozitur kjo familje, ka dalë nga rruga te ura e Llazhanit, është rrokullisur dhe ata janë mbytur në ujë.

Jonzoski thotë se familja ka qenë duke u kthyer nga spitali i Prilepit, ku nëna ka qenë në kontroll mjekësor.

Sipas Gjoko Strezoskit, zëdhënës i SPB-së në Manastir, ekipet e policisë kanë qenë në vendin e ngjarjes për të bërë hetime.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *