Home / Lajme / Botë / Në ankand, fotoja e ndaluar e princeshës Diana

Në ankand, fotoja e ndaluar e princeshës Diana

4 jnar-Fotoja është bërë gjatë pushimeve të dimrit të Dianës me miqtë e saj, para se ajo të martohej me princin Charles. Kjo fotografi bardhë e zi, e realizuar mes 1979-1980, ishte fshehur për vite me radhë dhe tani doli në ankand.

Princesha Diana vazhdon të monopolizojë interesin e medias, edhe shumë kohë pas humbjes së saj të papritur. Ajo është padyshim një nga princeshat më të fotografuara të historisë, por ka disa imazhe në arkivin e Pallatit Mbretëror, që edhe pas vdekjes së saj, nuk e kanë parë dritën e publicitetit.

Pse janë përpjekur për ta fshehur këtë foto?

Këtë herë objekt i diskutimit, është një foto e papublikuar e Princeshës Diana në moshën adoleshente.

Fotoja është bërë gjatë pushimeve të dimrit të Dianës me miqtë e saj, para se ajo të martohej me princin Charles. Kjo fotografi bardhë e zi, e realizuar mes 1979-1980, ishte fshehur për vite me radhë dhe tani doli në ankand.

Në foto shihet Lady Diana Spencer në shtratin e një shtëpie, ku kishte shkuar ski, shtrirë në prehrin e një djali të ri, i cili është duke lexuar një libër.

Interesin e shton mjaft shënimi mbi foto, “Për të mos u publikuar”.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *