Home / Lajme / Maqedoni / Në mbledhjen e kryesisë qendrore Ahmeti feston ditlindjen

Në mbledhjen e kryesisë qendrore Ahmeti feston ditlindjen

E njëjta është ndërprerë për disa minuta për shkak të ditëlindjes së kryetarit të saj Ali Ahmeti. Me këtë rast dega e e BDI-së në Çair, kryetarit Ali Ahmeti i ka dhuruar një pikturë të madhe me motive kombëtare. Ndërkaq, enkas për ditëlindjen e 54-të Ali Ahmetit, grupi i folklorit “Rreth Oxhakut” ka interpretuar disa këngë patriotike.

Mbledhja e kryesisë qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim e cila zhvillohet sonte në selinë e partisë në Tetovë, ku debatohet për kandidaturat për kryetarë komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, është karakterizuar edhe me një ngjarje të pazakonshme. E njëjta është ndërprerë për disa minuta për shkak të ditëlindjes së kryetarit të saj Ali Ahmeti. Me këtë rast dega e e BDI-së në Çair, kryetarit Ali Ahmeti i ka dhuruar një pikturë të madhe me motive kombëtare. Ndërkaq, enkas për ditëlindjen e 54-të Ali Ahmetit, grupi i folklorit “Rreth Oxhakut” ka interpretuar disa këngë patriotike. Më pas anëtarët e kryesisë qendrore të BDI-së, i kanë uruar ditëlindjen kreut të tyre dhe kanë prerë tortën me portretin e Ali Ahmetit. Kreu I BDI-së i ka falënderuar për këtë përgatitje anëtarët e kryesisë qendrore, ndërsa më pas ka vijuar mbledhja ku shqyrtohen kandidaturat për kryetarë komunash nga radhët e BDI-së. Ndryshe Ali Ahmeti lindi më 4 janar të vitit 1959 në fshatin Zajaz të Kërçovës. Në vitin 2001 ai ishte përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa në vitin 2002 u zgjodh kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Dilemat më të mëdha vazhdojnë të mbesin me krerët aktual të disa komunave të cilët kanë ambicie për kandidim të sërishëm për këtë post, në veçanti kreu i Strugës, Dibrës, Çairit, Sarajit e Studeniçanit. Në bazë të anketave në Strugë edhe pse paraprin kreu aktual Ramiz Merko, përkrahje të përafërt me të gëzon edhe deputeti aktual Arben Llabunishta. Azis Polozhani i cili përflitej si kandidat i mundshëm ka rezultuar me përkrahjen më të vogël gjegjësisht vetëm 1 për qind. Në Dibër mbështetje më të madhe në bazë të anketës ka myftiu aktual i kësaj komune Ruzhdi Lata por kandidatura e tij mund të paraqes problem për shkak se ai nuk është anëtar i BDI.Vështirësi paraqiten edhe në komunat Tetovë dhe Gostivar. Teuta Arifi në bazë të rezultateve të anketës gëzon më shumë përkrahje se sa Fatmir Besimi dhe Hazbi Lika, e gjithë kjo falë përkrahjes së madhe që gëzon e njëjta tek votuesit maqedonas në Tetovë. Madje mbi 70 përqind e maqedonasve kanë deklaruar se do ta kishin votuar Teuta Arifin në rrethin e dytë. Problem për partin e Ahmetit paraqitet edhe në Gostivar pasi në bazë të anketave kryetari aktual i Gostivarit Rufi Osmaai gëzon mbështetje të madhe të elektoratit. Kandidatura të sigurta mund të jenë kandidatura e Fatmir Dearit për komunën e Kërçovës dhe Sadulla Duraku në komunën e Likovës. Sa i përket qyteti të Shkupit BDI pritet të garoj me zëvendësministrin e arsimit Safet Neziri I cili për kundër kandidat nga PDSH ka deputetin Bekim Fazliu. Në Çair Izet Mexhiti sipas gjitha gjasave do të garoj për mandatin e tij të tretë edhe pse sipas anketave edhe Bujar Osmani ka ambicie për të qenë kandidat pasi anketat janë të favorshme edhe për atë. Në Saraj lideri I BDI-së Ahmeti do të duhet të vendos mes kreut aktual Bekim Murati, zëdhënësit të qeveris Muhamet Hoxha dhe Afrim Huseini zëvendësdrejtor i kadastrës. Në Studeniçan, Faiti Iseni edhe pse qëndron dobët me anketa kundrejt kandidatit të opozitës, atij të PDSH-së, Azem Sadiku, si duket mund të jetë zgjidhja e sërishme e Ahmetit. (U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *