Home / Lajme / Maqedoni / Në rritje shkelja e privatësisë në rrjetet sociale

Në rritje shkelja e privatësisë në rrjetet sociale

28 janar-Drejtori i Drejtorisë Dimitar Gjeorgjievski pas vizitës në shkollën e mesme “Vasil Anteski – Dren”, deklaroi se sipas statistikës së tyre, fejsbuku bindshëm udhëheq në krahasim me shkeljet e të dhënave personale. Dy të tretat nga të gjitha shkeljet të privatësisë të regjistruar në vitin 2012 janë në rrjetet sociale, si fejsbuk, tuiter dhe media tjera sociale, me të cilat personat fizikë komunikojnë në vend dhe jashtë vendit.

Njoftimi me rreziqet, por edhe rreziqet nga mbrojtja e të dhënave personale, si dhe me mekanizmat për reagim në raste kur privatësia është shkelur, është qëllimi i ligjerimit në disa shkolla të mesme të Shkupit, me të cilat Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDHP) sot e shënon 28 janarin – Dita evropiane për mbrojtje të të dhënave.

Drejtori i Drejtorisë Dimitar Gjeorgjievski pas vizitës në shkollën e mesme “Vasil Anteski – Dren”, deklaroi se sipas statistikës së tyre, fejsbuku bindshëm udhëheq në krahasim me shkeljet e të dhënave personale. Dy të tretat nga të gjitha shkeljet të privatësisë të regjistruar në vitin 2012 janë në rrjetet sociale, si fejsbuk, tuiter dhe media tjera sociale, me të cilat personat fizikë komunikojnë në vend dhe jashtë vendit.

“Drejtohemi ndaj popullatës së nxënësve nga shkollat e mesme me qëllim që edhe një herë të vërehet se cilat janë bazat e lejuara, por cilat janë edhe aktivitetet e ndaluara të drejtuara ndaj ruajtjes së privatësisë së saj, por edhe mbrojtja e të dhënave personale të miqve tanë, shokve, farefisit dhe të gjithë atyre me të cilët për çdo ditë hyjmë në komunikim, para së gjithash përmes rrjeteve sociale të cilat me përparimin e teknikës na okupojnë për çdo ditë. Për këtë shkak tentojmë që përmes edukimit t’i njoftojmë ata të cilët janë pjesëmarrës më të mëdhenj në rrjetet sociale”, tha Gjeorgjievski.

Keqpërdorimet, shton ai, më së shpeshti bëhen përmes hakimit të profileve dhe parashtrimin e përmbajtjeve nga persona të cilët me deklarata jo qëllimmira kontribuojnë për shkelje të privatësisë. Drejtoria pas marrjes së kërkesave për mbrojtje të privatësisë, me përkrahje të rrjeteve sociale i fshin profilet të cilat janë hakuar, ose megjithatë ngrit iniciativë adekuate për procedurë penale, duke marrë parasysh se shkelja e të dhënave personale është e dënueshme sipas Kodit penal.WWW.TVKOHA.TV

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *