Home / Lajme / Rajon / Në veri, të shtëna armësh si në luftë

Në veri, të shtëna armësh si në luftë

Kremtimi i Krishtlindjeve ortodokse serbe në veri të Mitrovicës është shoqëruar me të shtëna të shumta të armëve. Të shtëna të shumta të armëve kanë ngjallur në kujtesën e shqiptarëve në lagjet veriore, por edhe në jug të Mitrovicës, kohën e luftës.

Të shtëna nga të gjitha anët, gjatë manifestimit që është mbajtur në kishin “Shën Dimitrije”, në veri të Mitrovicës, e ku merrnin pjesë mbi 800 serbë, kanë shqetësuar dhe kanë frikësuar shqiptarët dhe joshqiptarët, shkruan “Zëri”.

Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Aleksander Vulin, i cili natën e mbrëmshme e ka kaluar në “Lagjen e Boshnjakëve”, në familjen Pesiq të Klinës, ndërkaq të hënë rreth orës 7:00, drejtori i Zyrës për Kosovën, ai është larguar nga Mitrovica.

Sipas informatave që ka siguruar gazeta “Zëri”, Vullin është nisur për në Graçanicë.

Në manifestimin qendror për këtë kremte serbe, e cila është mbajtur në veri të Mitrovicës, ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, i cili kishte hyrë në Kosovës përmes rrugëve alternative, në Jarinje.

Ndërkaq, zëvendësi i drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Ergin Medic, ka konfirmuar të shtënat e shumta të armëve, por ai është inkurajuar me faktin, se nuk është shënuar asnjë incident.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *