Home / Sport / Neilton, Santos ka që tani fotokopjen e Neimar

Neilton, Santos ka që tani fotokopjen e Neimar

Nëse Neimar do të vendosë të largohet nga Brazili, Santosi nuk është se do të qëndrojë duarbosh, pasi ka gjetur që tani fotokopjen e tij me kuptimin thuajse të plotë të fjalës. Në radhët e ekipit të të rinjve të skuadrës braziliane ka shpërthyer talenti i radhës, sulmuesi Neilton, i cili mundohet që të kopjojë në të gjitha mënyrat idhullin aktual të futbollit brazilian.

Modeli i flokëve nuk është e vetmja ngjashmëri, pasi talenti 18 vjeçar ka edhe të njëjtin stil loje dhe finalizim perfekt, të cilin e ka provuar me 3 golat e tij në gjysmëfinalen e kampionatit të të rinjve të Sao Paolo, kur Santos mundi 3-2 ekipin e Palmeiras, e më pas edhe me atë në finalen kundër Goias.
“Është e vërtetë, më ngjan shumë. Shpresoj që të vazhdojë të rritet dhe ndonjë ditë të luajmë përkrah njëri-tjetrit te Santos”, ishin fjalët e vetë Neimar pasi i dorëzoi trofeun lojtarit pas finales. Ky i fundit ka qenë shumë i emocionuar që ka marrë vlerësimet nga idhulli i tij. “Neimar është dhe do të jetë vetëm një”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *