Home / Sport / Neimar mendon të rinovojë me Santos

Neimar mendon të rinovojë me Santos

Klubet e mëdha evropiane duket se do të vuajnë shumë për të bindur sulmuesin brazilian Neimar që të transferohet në Evropë. Futbollisti ka përsëritur idenë e tij se është i lumtur në radhët e Santos dhe për më tepër, po mendon të zgjatë kontratën ekzistuese me këtë klub, marrëveshje që përfundon në vitin 2014.

Lojtari fiton relativisht shumë në radhët e kësaj skuadre, është idhull në Brazil dhe për këtë arsye një lëvizje drejt Evropës nuk është se shihet si e detyrueshme për sa kohë që nuk bëhet fjalë për ego personale. Një situatë e tillë ka shtyrë lojtarin që të programojë bisedimet e rinovimit të kontratës së tij me klubin.
“Po është e vërtetë që mund të rinovoj. Por ka ende kohë, kam pak më shumë se një vit e gjysmë të mbetur në kontratën time, ndaj do t’i marr gjërat me qetësi. Mendoj të ulem e të bisedoj me klubin”, ishin fjalët e futbollistit pas ndeshjes së fituar me rezultatin 3-0 ndaj Botafogos ku ai ishte protagonist absolut.
Një deklaratë e tillë e sulmuesit është pasuar nga ajo e presidentit të skuadrës së Santos, Luis Alvaro Ribeiro, i cili është i gatshëm që të firmosë menjëherë nëse lojtari kërkon rinovimin e kontratës.
“Mendoj se Neimar është i lumtur këtu, ka një rrogë të lartë dhe mendoj se mund të firmosë. Që tani kemi filluar bisedimet për të vazhduar kontratën dhe ëndërroj që ta bëj realitet një gjë të tillë”, pranoi ai për mediat braziliane.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *