Home / Lajme / Maqedoni / Nënkryetarit i PDSH-së Aliu: Lugina ka nevojë për përkrahje nga të gjithë shqiptarët

Nënkryetarit i PDSH-së Aliu: Lugina ka nevojë për përkrahje nga të gjithë shqiptarët

Tetovë, 20 Janar – Reagimi i Nënkryetarit të PDSH-së z.Imer Aliu për largimin e Lapidarit ne Preshevë:

“Që Qeveria serbe vazhdon me politikat e vjetra kjo nuk është lajm, lajm do të ishte sikur pjesa dërmuese e lidershipit politik shqiptarë të ishte i vetëdijshëm për këtë fakt dhe konform këtij realiteti të sillet politikisht. Është e parëndësishme që tani të flitet për fitues apo humbës pasiqë kjo qasje edhe më shumë do të na zhyt në patriotizmin romantik, të dëgjuar me shumicë ditëve të fundit lidhur me këtë rast, dhe aq të dëshiruar nga pjesa dërmuese e lidershipit shqiptarë. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit tani më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahje nga të gjithë shqiptarët e në veçanti nga ana e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë.”

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *